“Dua Lipës i kanë dhuruar një vilë në Jug”/ ‘Shokon’ gazetarja: Prandaj erdhi dhe i bëri reklamë Shqipërisë!

Mirëpo, pas vizitës së këngëtares, komentet kanë qenë të shumta. Madje, pasditen e sotme, e ftuar në emisionin “Rudina”, gazetarja Klotilda Harka ka zbuluar një lajm të mbajtur deri më tani sekret.

Advertisements

Sipas saj, Dua ka një shtëpi në jug të Shqipërisë, që prej vitit të shkuar.

Advertisements

“Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar. Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve…

I kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm. Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtetë një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”, ka deklaruar ajo.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI fundit/ Lëkundjet e tërmetit krijojnë frikë tek qytetarët në Shqipëri, ja sa ishte magnituda dhe ku ishte epiqendra
Artikulli tjetër“Mund të blesh dhe shesësh Bashën, por kurrë PD-në”/ Berisha poston videon në të cilën ‘thumbon’ keq Ramën