Biseda e fundit, një orë para àksídentít tràgjík/ Cilat ishin fjalët e fundit të djalit që ra nga hoteli në Tiranë, rrëfehet vëllai i tij

Ky është rrëfimi i dhim bshëm të vëllait të Ajdin Mustafit, të riut që ra nga hotel “Rogner”, në një lidhje telefonike për emisionin “Me zemër të hapur”.

Advertisements

Erkani tregoi telefonatën e fundit me vëllain, si dhe impresionet e vizitës së këtij të fundit në Tiranë dhe planet e qëndrimit 3-ditor.

Çfarë ke mundur të mësosh? Çfarë thotë skeda e vd ekjes?

Advertisements

Për momentin, ato që dimë ne është se ka qenë një aks ident në lidhje me sigurinë e kangjellave. “Rogner” është nën hetim të Policisë. Ne do të presim procedurën që të vazhdojë. Do ta shohim me avokat se çfarë do të bëhet dhe si do të kryhet hetimi.

Kur ka rënë vëllai, ka rënë sipër një makine dhe kur është çuar në spital ka qenë i vetëdijshëm. Çfarë thuhet në skedën e vd ekjes?

Ne nuk i kemi takuar ende këta persona. Ka pasur tr auma. Ndaj jemi në Tiranë sot. Nuk di asgjë në lidhje me hotelin. S’kemi asnjë informacion, ndaj edhe erdhëm. Sa arritëm në Tiranë që të marrim vesh se si kanë ndodhur ngjarjet. Do të marrim edhe rrobat e vëllait dhe do të bëjmë disa procedura administrative.

Babai juaj tha se drejtori i madh i “Rogner” mori nga Vjena dhe ju telefonoi…

Ishte një bisedë e shkurtër, ku drejtori gjeneral na shprehu ngushëllime dhe tha se ngjarja do të zbardhej. Në telefon më tha: “Do të bëjë doemos që të zbulohet e vërteta deri te kjo tra gjedi”.

Një vit më parë ju kishit qenë në Tiranë dhe keni qenë te “Rogner”?

Po, kemi qenë dy vite më parë. Pas asaj vizite erdhëm prapë. Ai erdhi vetëm. Në Tiranë ka hotele të bukura, restorante të reja, të bukura. Ka njerëz të rinj, popullatë e re.

Kur ishte telefonata juaj e fundit?

E kam pasur diku më herët ose 1 orë maksimumi telefonatën e fundit.

Çfarë ju tha?

Bënim shaka. Më tregoi se si erdhi me aeroplan, se si po kalonte në Tiranë. Ka shkuar në Bllok dhe çfarë parashikonte që të bënte brenda fundjavës. Donte të vizitonte së pari Pazarin e Ri dhe bunkerin muze në mes të Tiranës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNënë e bijë humbin jetën në të njëjtin spital nga ‘Covid-19’/ Burri bën rrëfimin prekës: Ishin vetëm 2 shtretër larg
Artikulli tjetër“Shyqyr që nuk paskan ardh në pushtet, komplet debila”/ Analisti shpërthen keq ndaj mbështetësve të Bashës: Të bëjnë të mbash barkun me dorë