Pas vapës përvëluese moti nesër merr një kthesë të papritur, priten rreshje shiu dhe ulje temperaturash

Pas vapës përvëluese disa pika shiu pritet të bien nesër në territorin shqiptar.

Advertisements

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dita e nesërme parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në orën e mesditës përgjatë maleve në veri-verilindje dhe juglindje të vendit do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era parashikohet nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, e hera-herës në mesditë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Advertisements

Ndërsa, temperaturat parashikohen të pësojnë rënie të lehtë në vlerat e mesditës:

zonat malore 19°C deri në 37°C

zonat e ulëta 22°C deri në 40°C

zonat bregdetare 19°C deri në 37°C

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNuk e ve as para Berluskonit, modelja shqiptare “le kokën” pas Sali Berishës
Artikulli tjetër“Sa e ke pazarin për një natë?”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” thumbon ashpër qytetarin