Nga sot në Itali hyn në fuqi “certifikata e vaksinës”, ja çfarë ju ndodh nëse nuk e keni

Në përpjekje për të vënë nën kontroll situatën epidemiologjike në vend, duke nisur nga dita e sotme në Itali hyn në fuqi Certifikata e Vaksinimit.

Advertisements

Green Pass nga sot u bë e detyrueshme edhe për udhëtarët të cilët frenkuentojnë trenat, aeroplanët, anijet dhe autobusët ndërqytetas.

Pavarësisht protestave të shumta në vend, kabineti i Mario Draghi-t vendosi që të zgjerojë kërkesën për pasaportën e gjelbërt për të gjthë mësuesit, studentët edhe për transportin në largësi të madhe, duke filluar nga 1 shtatori.

Advertisements

Me masën e re, mësuesit nuk do të mund të punojnë pa këtë certifikatë dhe pas pesë ditësh mungesë, nuk do të paguhen më.

Qeveria italiane tashmë ka vendosur që nga 6 gushti, ky dokument do të kërkohet për ata që duan të hanë brenda restoranteve dhe për një varg shërbimesh e aktivitetesh.

Të gjitha këto masa janë marrë për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të Covid-19, “Deltës”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamje të ṭmeṙṙṣhme në Greqi, qytetarët në ῥaníḳ hidhen në ujë si pasojë e zjarrit që ‘ῥuṣhtoi’ vendin (video)
Artikulli tjetërNgjarje e rëndë/ Shpëtoi dy djemtë e tij të miṭuṙ nga dallgët, mbytet në mënyrë ṭṙağjike babai 64-vjeçar