Stresi shkakton probleme tek shëndeti i lëkurës, ja si ta parandaloni

Veçanërisht tek lëkura e fytyrës e cila është më e ndjeshmja dhe më delikatja në të gjithë trupin. Në këtë artikull, tregohet sesi ndikojnë periudhat e gjata të stresit tek shëndeti i lëkurës tuaj. Mënyrat se si stresi e ndikon lëkurën janë të ndryshme dhe metodat për të parandaluar vetëm disa.

Advertisements

Si e ndikon stresi lëkurën
Siç përmendëm edhe më sipër lidhja mes stresit dhe problemeve të fytyrës nuk ndodh vetëm në imagjinatën tuaj. Nën to fshihen disa proçese të ndërlikuara që trupi i përjeton si pasojë e ngacmimeve të ndryshme që merr nga jashtë. Lëkura përbëhet nga nerva të ndryshme, të cilat nën ndikimin e stresit lëshojnë disa kimikate që quhen neuropeptide. Përhapja e tyre në mënyrë të vazhdueshme në sipërfaqen e lëkurës bën që ajo të irritohet dhe të shfaqen puçrat. Ndikimi i neuropepideve në lëkurë mund të variojë në simptoma të ndryshme duke filluar që nga skuqja, shtimi i akneve, dhimbje apo kruarje të lëkurës. Kështu stresi cilësohet ndër të tjera si nga ngacmuesit më të mëdhenj te lëkurës, sidomos kur vuani paraprakisht nga aknet.

Si t’a parandaloni
Sipas mjekëve, mënyra më e mirë është që të qëndroni gjithnjë të qetë dhe larg situatave stresuese. Gjithësesi jo gjithnjë kjo është e mundur, edhe sepse stresi nuk është i vetmi faktor që shkakton akne. Ato varen shumë edhe nga gjenetika, hormonet apo stili i jetesës. Ndaj, gjatë periudhave të vështira psikologjike mundohuni që të paktën të keni një stil jetese të shëndetëshëm.

Advertisements

Në mënyrë që lëkura juaj të mos mbingarkohet me shumë proçese që e dëmtojnë njëkohësisht. Pra, nëse vuani nga aknet mundohuni të menaxhoni sa me shumë stresin pasi shenjat e tij do t’i ndjeni menjëherë të nesërmen mbi lëkurën tuaj. Nëse simptomat zgjasin gjithnjë konsultohuni me një mjek specialist dermatolog. Në mënyrë që të merrni mjekimet e duhura në lidhje me parandalimin e plotë të smëundjeve të lëkurës./AgroWeb

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për muajin Qershor! Meri paralajmëron këtë shenjë për një ndryshim të madh në jetë
Artikulli tjetërI fundit! Greqia dhe Gjermania fillojnë përdorimin e çertifikatave të vaksinimit