Pedagogët, mësuesit dhe edukatorët marrin dozën e dytë të vaksinës anti-Covid, Manastirliu shpjegon se çdo ndodhë më pas

Mësuesit, pedagogët dhe ekukatorët ditën e sotmedo të marrin dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.

Advertisements

Ministrja, Ogerta Manastirliu ka shkuar për të parë procesin e vaksinimit, i cili po vijon në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

Gjatë fjalës së saj Manastirliu bëri me dije se pas vaksinimit të mësuesve procesi do të vijojë me forcat e ar mat osura, teksa shtoi se në “Sheshin Skëndërbej” vaksinimi i qytetarëve po vazhdon sipas grupmoshave të përcaktuara.

Advertisements

“Është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë. Sot kemi vaksinimin e mësuesve ndërsa më pas vazhdon me forcat e ar mat osura. Ndërsa në sheshin Skënderbej po vazhdon vaksinimi sipas grupmoshave dhe me të gjithë pjesën tjetër”, tha ajo.

Ndërkohë, deri më tani vaksinimi ka përfunduar për bluzat e bardha, efektivët e Policisë, ndërsa tek të moshuarit, është kapur fasha e vaksinimit +65 vjeç.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNëse zgjoheni papritur në mes të natës,ka diçka shumë të rëndësishme që duhet të dini rreth shëndetit tuaj
Artikulli tjetërLajmi fundit/ Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, përfshihen në aksident disa mjete (FOTO)