“Me votë në ballë”, publikohet fotoja e deputetit i cili votoi shkarkimin e Ilir Metës

Një nga deputetët e “opozitës” që votoi në Parlament “pro” nismës për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta ishte edhe Besnik Troplini.

Advertisements

Ai bën pjesë në grupin parlamentar të drejtuar nga Myslim Murrizi dhe shpeshherë ka qenë pjesë e votimeve në favor të mazhorancës socialiste.

Në rrjet ka qarkulluar së fundmi një foto e Troplinit duke festuar me 500 euro në ballë. Nuk dihet se në ç’rrethana është bërë kjo foto.
Duke publikuar foton, Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit ka ironizuar.

Advertisements

“Deputeti me “votë” në ballë, i grupit “antikorrupsion” të murrizëve, në pritje të direktivave nga përtej “oqeanit”. I siguruan çunat pushimet edhe për këtë vit! Ha ha ha 😂😂” – shkruan Blushi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Një humbje e madhe”, çfarë lidhje ka pasur Fjolla Morina me ish-shefin e policisë
Artikulli tjetërArbana nuk donte që ai të ishte opinionist në ‘Big Brother’? Olti flet për herë të parë për ‘sherrin e përfolur’ me moderatoren