“Kë kam shkelur në kallo që po bëhem kokë turku”, Enkeleda Kapedani shpèrthen në të qàra në KLGJ

Ka nisur mbledhja në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku do të shqyrtohet kërkesa e ILD-së për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Vetë gjyqtarja është e pranishme në seancë, ku do të përballet me inspektorin Artur Metani.

Advertisements

Metani: Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskr editon rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.

Kapedani: Po e nis mbrojtjen me një ndjesë të thellë publike. Kam pritur gjatë të dalë para jush. Kjo për shkak të një vendimi të dhënë nga unë që me ndjek e perndjek edhe sot. Jam gjyqtare e denjë.

Advertisements

Asnjë sekondë e jetës sime private nuk ka ndikuar te puna. E gjithë kjo që ka ndodhur është një tm err për mua, pa menduar dy herë të gjithë vendosën që të më bëjnë gjyq publik. A keni ju një bilanc të punës sime si gjyqtare?

Më lejoni të pyes sërish se në cilin vend të botës një gjyqtar shkarkohet se po dëgjon muzikë, apo që i janë publikuar video private. Pse isha pikërisht unë e goditura, kë kam shkelur unë në kallo, kam të drejtë të pyes, pasi më lindin shumë pikëpyetje.

Është e qartë se kjo situatë ka qenë e qëllimshme, kryesisht për shkak të karrierës sime. Mos vallë isha duke konsumuar dro gë? Isha duke komunikuar me avokatë apo prokurorë?

Unë e kuptoj presionin e madh që qëndron mbi ju, po ashtu dhe mbi mua, mos lejoni që ethet e klikimeve dhe bota e kri mit të god asin mbi mua.

Unë kam paraqitur dorëheqjen nga posti i nënkryetares së Elbasanit, për të vijuar më tej punën si gjyqtare në këtë insitucion.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajmi fundit/ Aksident tek ish-sheshi “Shqiponja”, makina përmbyset në tunel (video)
Artikulli tjetërE papritur, çfarë po ndodh në jetën e Sonila Meços? (FOTO)