Bëhuni gati për të nxehtin afrikan, ja sa do të shkojnë temperaturat javën e ardhshme

Meterologu Hakil Osmani në një lidhje me skype me Fax News, ka zbuluar si do të jetë moti këtë fundjavë dhe javën e ardhshme. Dy ditët e fundjavës do të jetë të përshtatshme për plazh, ndërkohë që nga java e ardhshme pritet dhe një rritje e mëtejshme e temperaturave, ku pritet të shkojnë deri në 38 gradë.

Advertisements

Sa i takon kohës kur duhet të zgjidhni pushime e verës, Osmani tha se si Korriku dhe Gushti parashikohen me mot të kthjellët dhe me temperatura të larta.

“Mbizotërim i kthjellimeve, në mesditë në zonat lindore dhe veriore do të ketë shtim të temperaturave. Mbrëmja sjell mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse në pjesën më të madhe të territorit shqiptar. Do të jetë një fundjavë e kthjellët dhe do të shënojë temperatura të larta deri në 35 gradë celsius në zonat e ulëta dhe në bregdet.

Advertisements

Orët e pasdites shoqërohen me erëra që vijnë nga veriu i Europës, javën e ardhshme do të kemi rritje të temperaturave, deri në 38 gradë celsius, si pasojë e masave që do të vijnë nga veriu i Afrikës.

Pritet që kjo të jetë një verë tipike mesdhetare, me mungesë të reshjeve të shiut, dhe me temperatura të larta, si korriku dhe gushti do të jenë të përshtatshme për pushime”, u shpreh Osmani.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakLajm i madh! Qeveria italiane jep njoftimin e rendesishem, cfare ndodh pas dates 1 korrik
Artikulli tjetërPërloti botën dhe ndali mijëra zemra, flet gruaja e Eriksen: Ai tani ka nevojë për…