Babai i Ergi Dinit përlotet në studio ,’Ndihem i çliruar’

Dashamir Dini, babai i artistit të ndjerë, Ergi Dinit, ishte i ftuar sot në studion e “Rudina” në Tv Klan ku u përlot teksa fliste për të birin që kishte një të ardhme shumë premtuese. Ai i ka lënë një trashëgimi për të cilën ai dhe vajza, Barbana, po kujdesen që të mos humbasë. Këngët e fundit të Ergit janë një lamanet për ta që e ndiejnë si detyrim për t’i dhënë jetë.

Advertisements

“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm prandaj edhe kujtohet”, u shpreh Dashamir Dini.

Rudina Magjistari: Si ndjeheni ju tani që i realizuat këto këngë të Ergit?

Advertisements

Dashamir Dini: Unë ndiej një lloj çlirimi sepse kam bërë aq sa kam mundur për ta realizuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRihapja e kufijve\ Çmimet sipas destinacioneve! Biletat e avionëve nga Rinasi janë shtrenjtuar, Kukësi jo dhe aq i lirë sa u premtua
Artikulli tjetërPasi u ribashkuan, Atdheu i shpreh dashurinë publikisht Sarës