Shi dhe shtrëngata me rrufe, ja si parashikohet moti sot dhe nesër

Stina e pranverës na ofron ndryshime të shpejta të situatës meteorologjike. Kështu parashikohen dhe këto tri ditë që vijnë. Dita e shtunë (sot) do jetë e ndikuar nga kalimi i një fronti do paraqitet me reshje shiu në të gjithë Shqipërinë.

Advertisements

Në pjesën bregdetare shtrëngata me rrufe të izoluara. Gjatë së dielës reshjet e shiut do të izolohen në pjesën veriore për ti lënë vend kthjellimeve e vranësirave në zonat e tjera të vendit. Ndryshe situata do të paraqitet të hënën pasi moti i kthjellët do të mbizotërojë në vend me vranësira kalimtare përgjatë maleve.

Era përgjithësisht do të fryjë nga kuadrati i jugut mesatare e hera herës e vrullshme në brigjet detare shoqëruar me valëzim të forcës 3 dhe 4 ballë. Temperaturat do të pësojnë rënie të dielën në mëngjes e ndërsa rritja e ndjeshme e tyre do të vijë mesditën e së hënës si në fotot e mëposhtme, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 15 maj 2021
Artikulli tjetërDiçka e re në horizont, Dafina Zeqiri poston foton dhe paralajmëron ndjekësit, ja çfare pritet të ndodh