Rama jep lajmin e keq për ata që shesin buzë rruge: Janë rrezik për aksidente, na prishin imazhin si vend turistik

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka paralajmëruar të gjithë ata që shesin buzë rruge, që të mos cënojnë sigurinë e qarkullimit, pasi janë shndërruar në burim aksidentesh.

Advertisements

“Rrugët kombëtare në segmente të caktuara janë qartazi zona me rrezik të lartë, për shkak se në anë të tyre ka aktivitete tregtare pa asnjë mbrojtje minimale për ata që qarkullojnë.

Kjo është një gjëndje e trashëguar, por ka akoma vende ku tregëtohen materiale ndërtimi, vaska, pemë dhe kjo duhet të marrë fund. Të paktën duhet të respektojnë për aq sa është e lejueshme, të lejojnë shtetin që të krijojë brenda mundësive një imazh sa më të kulluar, të këtij vendi që quhet turistik”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamje skandaloze nga kryeqyteti shqiptar, të moshuarit zvarriten në bar për të marrë dozën e parë të vaksinës(Video)
Artikulli tjetërTjetër skàndàl në “Përputhen”, Murati është i martuar dhe së shpejti do të bëhet baba! (foto)