Mot i paqëndrueshëm me kthjellime dhe reshje shiu, ja si do të jetë dita sot

Sot, vendi ynë do të nidkohet nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa me origjinë perëndimore. Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura më tepër të theksuara në zonën e veriut.

Advertisements

Në zonën e qendrës dhe atë të jugut, do të kemi mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Në veri, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formë shtrëngatash. Në periudha afatshkurtra shtrëngatat do të shoqërohen me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Advertisements

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe në mesditë përgjatë bregdetit sërish fiton shpejtësinë deri 12-15m/s, shoqëruar me valëzim të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

– zonat malore 10°C deri në 23°C;

– zonat e ulëta 11°C deri në 26°C;

– zonat bregdetare 12°C deri në 25°C.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVrάu gruan në sy të fëmijës 3 vjeç, άrrestohet shqiptari në Francë
Artikulli tjetërHoroskopi për sot, 28 maj 2021