‘Isha e pafuqishme’, Era Rusi rrëfen mes lotësh momentin më të vështirë të jetës, ja ç’më është dashur të bëj

E ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “E ardhmja është vajzë”, këngëtarja Era Rusi foli për momentet e fundit me gjyshen e saj, e cila ndërroi jetë në dhjetorin e kaluar. Era tregoi se për herë të parë u ndje e pafuqishme për të kënduar kur do i këndonte gjyshes një ninullë bashkë me motrën.

Advertisements

“Doja të shkoja sepse ishte një njeri që rrinte shumë netë pa gjumë, duke qepur fustanet e mia dhe të motrës sime. Ka qenë rrobaqepëse dhe ka qenë shumë e zonja në punën e saj dhe gjithë jetën e saj e ka bërë me shumë dashuri. Prej saj kemi marrë mirësinë dhe dashurinë, na ka rritur me këtë frymë.“, tregoi Era.

Ajo kujtoi gjithashtu se në ditët e fundit të jetës së saj, së bashku me të motrën i kënduan një ninullë, me të cilën ata ishin rritur. “Gjyshja na këndonte një ninullë me të cilën ka rritur fëmijët, jemi rritur ne dhe po rriten dhe mbesat e mia. Ia kënduam dhe natën e fundit me motrën, shkuam për t’i kënduar ninullën. Motra e nisi, unë isha e pafuqishme. Për herë të parë në jetë u ndjeva e pafuqishme për të kënduar, dhe e ndoqa nga pas. Infermierja na tha që në ato momente ajo filloi të kishte një lloj reagimi. Na dëgjonte.”, tregoi Era.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi për sot, 20 maj 2021
Artikulli tjetërVranësira dhe reshje në disa zona, ja parashikimi i motit për sot