Ideal për adhuruesit e plazhit, ja parashikimi i moti sot

Fundjava që presim përpara parashikohet të jetë ideale për adhuruesit e plazhit apo udhëtimeve, kjo falë ndikmit të kushteve atmosferike të qëndrueshme mbi vendin tonë.

Advertisements

Moti për të dyja ditët në vijim (e Shtunë dhe e Diel) parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë intervalet e vranësirave kalimtare por këto më të theksuara përgjatë relieveve malore, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

Era për këto dy ditë do të fryjë nga kuadrati i jugut më e ndjeshme gjatë ditës së nesërme me shpejtësi mesatare 1-8m/s dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës deri në 10-12m/s. Ditën e Diel era do të fryjë më e lehtë me shpejtësi mesatare 1-5m/s deri në 8m/s përgjatë bregdetit.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHoroskopi per sot, 22 maj 2021
Artikulli tjetërKëmbimi Valutor, 22 Maj 2021