Helikopteri i urgjencës nuk ulet dot te Trauma, transportonte minatorin në gjendje të rëndë, 10 minuta në ajër(Video)

Një prej minatorëve të asfiksuar në minierën e Martaneshit mesditën e sotme, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për marrjen e një shërbimi më të specializuar mjekësor.

Advertisements

Gjendja e tij shfaqet e rënduar, ku dhe siç shihet dhe në pamjet e siguruara nga FaxNews, minatori 50-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh. E., transportohet me barrel në gjendje të pavetëdijshme.

Pasi ka mbërritur te Trauma helikopteri nuk ka mundur dot të ulet pas dy tentativave dhe tashmë sipas raportimeve nga vendngjarja, të gazetarit të FaxNews Lisi Myrta, ai nuk shihet më as në hapësirën ajërore mbi spital.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKush janë 4 shenjat e horoskopit, të cilat zgjidhin çdo telash sa hap e mbyll sytë
Artikulli tjetërKatër shenjat e Horoskopit që zgjidhin çdo problem sa hap e mbyll sytë