‘Hajde sot,hajde nesër ,tallen me ne’, qytetarët kthehen në shtëpi pa u vaksinuar

Procesi i vaksinimit me dozat kineze vijoi me probleme edhe të enjten. Në orën 10:30 minuta, pikat e regjistrimit për injetkimin e dozës së dytë ishin bosh.

Advertisements

Qytetarëve u është komunikuar të paraqiten një ditë tjetër pasi nuk kishte vaksina.

Qytetarët shprehen:”Ai dje më tha hajde nesër paradite, për sot. Sot dola zero. Tani nuk vijë fare.”

Advertisements

“Mbaroi punët e veta Edi Rama, ato premtimeve që i pati bërë, tani e dimë kush është.”

“Vaksinat nuk bëhen se kanë mbaruar. Tani pas datës 27 e kemi të sigurt.”

Me ritme të ngadalta u zhvillua injektimi i dozës së parë AstraZeneca.

Për këtë situatë institute i shëndetit publik sqaron se nuk ka asnjë rrezik shëndetësor nëse doza e dytë nuk kryhet në datën e caktuar nga vaksinatori.

Sipas ekspertes së vaksinimit Erida Nela data që u është caktuar qytetarëve është afati para së cilës nuk mund të kryhet injeksioni tjetër.

“Studimet po tregojnë se sa më larg të bëhet aq më mirë është. Ne japim referencë datën minimale si orientuese. Pra asnjëherë përpara kësaj date, por mbas kësaj datë në çdo kohë mund të bëhet doza e dytë, në momentin që është e disponueshme.”

Nela gjithashtu apelon qytetarët që në qendrat e vaskinimit të paraqiten vetëm të njoftuar nga mjeku i familjes për të mos krijuar radhë.

“Përpara se të drejtohen për vaksinim më mirë të komunikojnë fillimisht, nëse ka vaksinë në gjendje apo jo. Në të gjithë botën ka mungesa, ka spostime.”

Për furnizimin me vaksina të tjera kineze është firmosur marrëveshja e radhës, e cila siguron 500 mijë doza. Megjithëse ndryshon emërtimi i saj ISHP siguron se nuk ka asnjë ndryshim nga preparati që është injektuar deri tani.

Nga ecuria e deritanishme e procesit përllogaritet se në dispozicion për tu injektuar kanë mbetur më pak se rreth 30 mijë vaksina kineze./ORA/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakI’u përhap silikoni në trup, pas implantit të gjoksit qindra gra që vuanin nga kanceri hodhën në gjyq kompaninë
Artikulli tjetërCovid-19 në Shqipëri/ MSH: 23 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit