“Po ngiste Rolls-Royce-n e tij dhe më buzëqeshi”, modelja shqiptare tregon si i ka takuar disa nga lojtarët më të famshëm

ITALI– Modelja shqiptare Jori Delli po bën jehonë në mediat italiane, pasi është shprehur se ka takuar futbollistët më të famshmë, Ronaldon dhe Neymar.

Advertisements

Në një intervistë për ‘Tiki Taka’, modelja 26-vjeçare ka treguar se ka njohur futbollistë si Ronaldo dhe Neymar, ndërsa në vitin 2019 ka qenë protagoniste në një spot reklamash, ku shfaqeshin edhe këta dy futbollistë.

Mediat italiane shkruajnë se modelja dhe influencuesja shqiptare, për vite me radhë ‘fytyra’ e Sportitalia, takoi dy kampionët e mëdhenj në setin e një spoti reklamues. Ajo specifikoi se kishte parë Neymar dhe Cristiano Ronaldo vetëm dhe ekskluzivisht për shkak të këtij bashkëpunimi pune. Ajo u pyet në bashkëshotrja e Ronaldos ishte xheloze, teksa u shprejh: “Georgina? Unë nuk mendoj se ajo ishte xheloze“.

Advertisements

25-vjeçarja gjithashtu pranoi se në atë kohë ajo ishte ende e fejuar me Simone Camolese, një ish-trajner i Torinos dhe Livorno, dhe se pas përfundimit të xhirimeve ajo takoi Ronaldon sërish. “Unë isha në makinë me ish-in tim ndërsa ai po ngiste Rolls-Royce-n e tij dhe u shoqërua nga një makinë prapa dhe një përpara. Ai më buzëqeshi ,” tha Jori.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakDefekt teknik në doganë, shtohet radha kilometrike e automjeteve në Kakavijë (video)
Artikulli tjetërMjekët i hoqën shpresën, 18-vjeçari rifillon frymëmarrjen në momentin kur do i fiknin aparaturat