Moti bën kthesën e befasishme, sinoptikanët tregojnë se çfarë ndodh javës tjetër

Masat e ftohta ajrore të cilat po i shohim në hartë janë stacionuar në Turqi dhe thellë në Evropën juglindore, ndërsa masat e ngrohta ajrore gjenden që nga Gadishulli Iberik, përmes Evropës e deri në Skandinavi.

Advertisements

Sa i përket rajonit tonë të ngushtë ditëve të ardhshme pritet depërtojnë ato masa të ngrohta ajrore të cilat shihen në hartë, ndërkohë që i ftohti polar do të mbetet i “ngujuar” edhe për shumë ditë në Turqi.

Përderisa i ftohti ende gjendet në rajonin tonë pritet të largohet gadualisht dhe çdo ditë e më shumë tek ne pritet rritja e temperaturave, por në mënyrë graduale.

Advertisements

Ajri i ngrohtë së bashku me masat e thata anticiklonike ajrore pritet të na garantojë disa ditë të vërteta pranverore me shumë rreze diellore dhe pa reshje atmosferike.

Temperaturat ditore do të fillojnë të rriten që nga nesër për të kulmuar gjatë javës tjetër./Meteoballkan

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Babai im nuk ka vdekur, është gjallë edhe pas mallkimit tënd”, Ben Manaj i jep përgjigjen e fortë Robert Ndrenikës pas akuzave
Artikulli tjetër“Lajm i kobshëm”/ COVID-19 i mori jetën parakohe aktorit të njohur, regjisorja shqiptare shpërthen në lot(FOTO)