Reagojnë urgjent zyrtarët e OBSH : “Virusi erdhi nga jashtë përmes ushqimit të ngrirë”

Eksperti i agjencisë shëndetësore të Kombeve të Bashkuara, Peter Embarek ka hedhur poshtë teorinë kineze, ndërsa thotë se Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk i mbështet pretendimet se Covid-19 mund të ketë arritur fillimisht në Kinë përmes ushqimit të huaj të ngrirë.

Advertisements

Embarek tha se një rrugë e tillë e transmetimit do të ishte shumë e pazakontë, pasi shkencëtarët kinezë kanë gjetur shumë pak produkte të infektuara, pavarësisht hetimeve intensive.

Më konkretisht ai është shprehur se: Në vitin 2019, virusi ende nuk po qarkullonte në botë dhe nuk kishte shpërthime në impiantet e huaja të përpunimit të ushqimit, prandaj hipoteza e importimit të virusit në Kinë përmes asaj rruge nuk është diçka që po e shqyrtojmë.

Advertisements

Në vend të kësaj, OBSH po shqyrton mundësinë që kafshët e egra, bartëse të virusit, janë rritur në jug të Kinës dhe më pas janë shitur në një treg më larg, në veri të Wuhan, ndërsa sipas tij, shumë produkte të ngrira në treg janë gjetur në jug.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPas ditëve shumë të ftohta, moti bën kthesën e madhe sot!
Artikulli tjetërKosova deklaroi më shumë humbje jete nga Covid-19, por shifrat në Shqipëri jan shumë më të mëdha