Petrit Vasili nuk përmbahet nga buzët e lyera me krem të bardhë të aktores bukuroshe, i ‘hedh’ grepin në Facebook(FOTO)

Fundjava me diell ka çuar në bregdet, fizikisht apo mendërisht, thuajse të gjithë shqiptarët.

Advertisements

Nëpër rrjetet sociale fotot e detit të qetë, nga ata që kanë mundur të jenë fizikisht atje, po dominojnë muret tona. Me ndonjë perjashtim si Petrit Vasili, nënkryetari i LSI.

I etiketuar nga Rama si “Peço peshkatari”, për shkak të denoncimeve të shpeshta ndaj zgjerimit të Greqisë në Jon, duket se Vasili ka preferuar të lundrojë me mendje në Adriatik dhe ka përfunduar në Itali.

Advertisements

Aty, gjithmonë virtualisht, ka gjetur Sabrina Ferillin, aktoren e njohur italiane. Me këtë postim, i ka ndezur atij receptoret e peshkatarit, që nuk e harron profesionin as në tokë.

Kështu Peço, ka lëshuar instiktivisht grepin në murin e aktores, me një kompliment të rrallë: E zonja dhe shkëlqyese. E gjitha kjo pasi e ka përshëndetur, duke i dhënë të njohur.

Buzët e lyera me krem të bardhë mbi paninen e aktores e kanë nxjerrë nga profili i ngurtë i politikanit Vasilin, duke i veshur kostumin e fansit.

Gjë që nuk është çudi, duke patur parasysh marrëdhëniet e ngushta të Petrit Vasilit me Italinë dhe veçanërisht me skuadren e zemrës, Interin që për momentin kryeson kampionatin.

Me këtë rast mund t’i urojmë vetëm fat, me skuadrën, por edhe me aktoren e zemrës.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNiki Delijorgji ‘shtang’ Arian Çanin: Nuk kam veshur asgjë poshtë!(Video)
Artikulli tjetërFationi tha se do ta pështynte në fytyrë, vjen reagimi i Melisës