“Mund të më hiqnin qafe”, Arjan Konomi rrëfen momentin e vështirë mes lotësh: Si më shpëtoi jetën Albin Kurti

Gazetari njohur Arjan Konomi ka bërë një rrëfim të rrallë, ku tregoi sesi kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti i shpëtoi jetën gjatë kohës së lu.ftës në Kosovë.

Advertisements

Konomi ka treguar në “Kojshia shoë”, se banda e Arkanit i kishte dalë para hotelit ku ai do të qëndronte, dhe nëse e kapnin dhe shikonin se ai ishte shqiptar, i rrezikohej jeta. Për këtë, opinionisti ka thënë se e kishte ndihmuar Albin Kurti.

“Albin Kurtin dhe Bujar Dugollin i kam njohur që atëherë kur ishin studentë, ata studentë me shpresa të mëdha. Në një moment mbeta keq në stacionin e autobusëve dhe kur shkova për të shkuar të Hotel Grandi ishte banda e Arkanit dhe ishin policia serbe dhe nuk po arrija të kontaktoja me Albinin se kisha ardhur por nuk kisha celular në atë kohë.

Advertisements

Kisha një mënyrë për ta kontaktuar që ma kishte dhënë një italiane, por më ka shpëtuar një mik i imi Fadil Ismajli, po ta zbulonin se kisha pasaportë të Shqipërisë, jeta ime ishte në rrezik. Mund të më vri.snin serbët. Pastaj Albini më strehojë të një familje të Kodra e Trimave që jam munduar ta kujtojë emrin dhe që atje kam lëvizur për në Prizren, Gjakovë e Pejë”, rrëfeu ai mes lotësh.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakFationi i kthehet keq Sindit: Më vjen për të vjellë, do e thyej televizorin!
Artikulli tjetërModeratorja e njohur shqiptare vihet në siklet në mes të emisionit, gazetari i kujton sherrin me Noizyn dhe i thotë atë që nuk e priste kurrë (VIDEO)