Lajm i mirë për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, hyn në fuqi ligji i ri

Të gjitha familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike, do të përfitojnë 2-fishin e saj deri në fund të qershorit të këtij viti. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, dhe tashmë ka hyrë në fuqi pasi është publikuar në Fletoren Zyrtare.

Advertisements

Ky vendim do të zbatohet edhe për muajin janar edhe pse ka hyrë në fuqi në muajin shkurt.

Mgid

Advertisements

DIET LITE
Bëni këtë para se të shkoni në shtrat dhe digjni 1 kg yndyrë gjat
MËSO MË SHUMË→
“Pas pikës 14, të kreut III, të vendimit nr. 597, datë 4.9.2019, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 15, me këtë përmbajtje: “15. Për përfituesit e ndihmës ekonomike, të përcaktuar në shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 2, të kreut I, të këtij vendimi, masa e ndihmës ekonomike dyfishohet për një periudhë 6-mujore, me qëllim zbutjen e efekteve të shkaktuara nga epidemia COVID-19”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Përfitues i këtij vendimi janë:

-familjet që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftueshme,

– jetimët të cilët nuk janë në institucionet e përkujdesjes shoqërore,

– prindër me më shumë se 2 fëmijët të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë,

– viktimat e trafikimit pas daljes nga institucionet e përkujdesjes shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre,

– dhe viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, për periudhën e vlefshmërisë së urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucionet e përkujdesjes shoqërore.

Një vendim i tillë sipas argumentit të qeverisë është marrë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19. Lajmi për dyfishimin e ndihmës ekonomike është njoftuar edhe në vitin e kaluar nga kryeministri Edi Rama. Nga ky vendim i qeverisë përfitojnë 70 mijë familje, të cilat janë të regjistruar për ndihmë ekonomike.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCovid-19/ Shqipëria renditet në vendet e fundit përsa i përket vaksinimit, nuk do e besoni kush mban vendin e parë
Artikulli tjetërPërputhen/ Olsa paralajmeron se ka gati diçka që do i japi fund Teas