“Kanë qenë 5 javë të gjata”, Dafina Zeqiri i nënshtrohet një operacioni delikat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se i është nënshtruar një operacioni delikat në gju, pas dëmtimit të ligamenteve të tij.

Advertisements

Për pesë javë, Dafina ka kaluar ditë të vështira teksa rikuperohej, ndërsa gjithçka e ka filmuar për t’ia treguar më pas mbështetësve të saj.

Këngëtarja ka pasur gjithmonë pranë personat e saj të afërm, ndërsa Dj Geek ka qenë ditë e natë pranë Dafit, duke u kujdesur vazhdimisht për të.

Advertisements

Tashmë, këngëtarja ka dalë nga spitali dhe fatmirësisht është rikuperuar, për t’u rikthyer dalëngadalë në gjendjen e saj më të mirë.

“Kanë qenë 5 javë të gjata”- shkruan Dafina krahas postimit, duke marrë qindra komente të ndjekësve të cilët i urojnë shërim të shpejtë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Bre*grisurit, ndërrojnë partitë si ‘dashnoret’…”, Tritan Kalo shpërthen ndaj politikanëve
Artikulli tjetërNami në Vlorë, harrohet frika nga Covidi, qytetarët zgjedhin të dalin xhiro grupe-grupe