E papritur! PërPuthen zhvendoset tek “Shiko Kush Luan”, çfarë pritet të ndodhë sonte

Sonte “Shiko Kush LUAN” është një puntatë në tentativë për çifte dhe këtë na e zbuloi vetë autorja dhe moderatorja e spektaklit Luana Vjollca.

Advertisements

Të ftuar janë personazhet e programit “Për’puthen” në Top Channel ku synimi i emisionit janë krijimi i çifteve dhe si duket sonte “Shiko Kush LUAN” na premton shumë.

Si asnjëherë më parë në emision kemi një kapitene vajzë dhe ajo është Bora Zemani, ndërsa përballë saj është kapiteni i skuadrës së kuqe, Florjan Binaj.

Advertisements

Po Rezart Veleshnja dhe Arjan Konomi ku janë?

Sonte në “Shiko Kush LUAN” do të kemi dy opinionistë në mënyrën më të “çmendur”. Si do i komentojnë ata puthjet e zjarrta dhe skenat pasionante që do ndodhin në këtë episod?

Ndodh puthja e parë në jetë e Sindit, puthja e parë e Melisës dhe Fatjonit, por jo vetëm kaq! E ftuar në program është edhe autorja e “Për’puthen” Olsa Muhameti e cila na tregon të vërtetat e prapaskenave në emision dhe shumë të pathëna.

“Shiko Kush LUAN” sonte ora 21:00 ndryshon “rrjedhën” e emisionit “Për’puthen” siç i tha edhe opinionisti Arjan Konomi autores Luana Vjollca

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Sa shpejt kaluan 6 vite”, djali feston ditëlindjen, Bora Zemani i bën dedikimin e ëmbël
Artikulli tjetërE quajti SKANDAL djegien e selisë së PS në Shkodër, Voltana Ademi i habit të gjithë me lëvizjen e saj