A ka marrë propozim për postin e ministrit të Brendshëm? Taulant Balla jep përgjigjen befasuese

Gjatë një prononcimi për mediat, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u pyet sot nga gazetarët në Elbasan nëse ka marrë një propozim për t’u bërë ministër i Brendshëm, pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.

Advertisements

Balla tha se në këto kushte ai do preferonte të mbante pozicionet që kishte në Partinë Socialiste

“Unë jam kryetar i grupit parlamentar të PS dhe Sekretar i përgjithshëm i PS, e kam thënë shpesh që sipas librit të rregullave të PS Sekretari s’mund të marrë një detyrë ekzekutive.

Advertisements

Në këto kushte do preferoja të isha në pozicionin e sekretarit të përgjithshëm e kryetar i grupit parlamentar por brenda grupit të PS e brenda njerëzve që kontribuojnë cdo ditë në këtë rrugë historike të një ndryshimi të pakthyeshëm të Shqipërisë”, u shpreh Balla.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBrataj flet për situatën e Covid dhe nëse do të ketë masa të reja: Po mendojme qe …(E PLOTË)
Artikulli tjetërShkatërrohet krejtësisht selia e PS-së në Shkodër, vjen reagimi i forte nga Edi Rama: Sado ëndrra të shohë luli, ta harrojnë se e kthejnë Shqipërinë në …