Retorika politike e fushatave elektorale në Shqipëri ka treguar një larmi epitetesh që vihen në përdorim nga udhëheqësit e partive politike.
Advertisements
Megjithëse nisja zyrtare e fushatës elektorale është 5 muaj larg, gjatë këtyre ditëve kemi parë shkëndijat e para paralajmëruese të epiteteve kundrejt njëri tjetrit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në këtë përballje në distancë presidenti Ilir Meta nuk ka bërë aspak spektatorin. Serinë e epiteteve dhe batutave politike e hapi Edi Rama.
Rama twitter: Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP
Advertisements
Lulzim Basha iu përgjigj: Gërrvërret prej palaçoje nuk e mbulojnë dot dështimin tënd dhe krizën ku i ke zhytur njerëzit. Pas çdo gërrvërri ti fsheh vjedhjet e qeverisë prej miliona eurosh
Kur vjen puna tek dërgimi i mesazheve, më parë presidenti Meta nuk i ka kursyer përdorimin e simbolikës me kafshët apo edhe fruta të ndryshme.
Duke parë intensifikimin e batutave të Ramës ndaj Bashës, presidenti hodhi në fushën politike epitetin më të ri për kyeministrin duke e etiketuar si profeti kokoshkave.
“ Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”.
Të tilla batuta nga tre të mëdhenjtë e politikës shqiptare, paralajmërojnë një fushatë pikante etiketimesh me qëllimin final maksimalizimin e çdo vote më 25 Prill.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!