Sa një kokërr orizi dhe nën lëkurën e dorës, si mikroçipet po kontrollojnë jetët e europianëve (VIDEO)

Mijëra suedezë kanë qenë pionierë në përdorimin e mikroçipeve futuriste që janë vendosur nën lëkurën e dorës.

Advertisements

Sipas Euronews, teknologjia përdoret për detyra të përditshme, si hyrja në smartphone-t tuaj, hapja e derës ose si një alarm.

Dhe ata që qëndrojnë pas këtyre mikroçipeve – me madhësi të një kokërr orizi dhe të implantuar përmes një shiringe – po punojnë për të hyrë në pjesë të tjera të Evropës.

Advertisements

Eric Larsen, i cili drejton Biohax Italia, është duke pritur për miratim në Itali nga qendrat mjekësore dhe ministria e shëndetësisë.

Ai tha se pret që të vendoset një çip në rreth 2.500 njerëz në gjashtë deri në tetë muajt e parë në Milano dhe Romë.

Madje, po sipas Euronews, edhe pa certifikimin e ministrisë së shëndetësisë, Biohax Italia tashmë ka qenë në gjendje t’i fusë këto në disa qindra njerëz me ndihmën e një qendre mjekësore.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKorrierët shqiptarë kapen me 14 kg ko kainë e mijëra puand, çfarë thanë në po lici për “bosët”
Artikulli tjetërAk sident në Gramsh, makina del nga rruga, një i vd ekur dhe tre të pl agosur