Shkrumbohet makina e ish-kryegjyqtarit, dosjet e bujshme që ka pasur në dorë, pse e rrëzoi Vetingu

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mbrëmjen e sotme i është vënë flaka dy makinave në bulevardin kryesor të qytetit të Elbasanit.

Advertisements

Sipas burimeve bëhet fjalë për mjetin e ish-gjyqtarit Arben Vrionit dhe bashkëshortes së tij, të cilat janë djegur pothuajse plotësisht.

Vrioni u shkarkua nga detyra e kreut të gjykatës së Apelit në Durrës në Janar të këtij viti, për shkak se nuk mundi që të kalonte Vetingun, pas dyshimeve për pasurinë dhe disa transaksioneve të dyshimta.

Advertisements

Dyshohet se ngjarja e sotme në Elbasan ka qenë e qëllimshme, dhe pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve, mjetet pothuajse janë shkrumbuar tërësisht. Policia e Elbasanit ka dhene dhe njoftimin zyrtar per këtë ngjarje, që duket se ka rikthyer ngjarjet e rënda kr iminale në qytetin e Elbasanit.

Njoftimi i policisë:

Në lagjen “Kongresi”, Elbasan, ka rënë zjarr dhe djegur 2 mjete në pronësi të shtetasit A.V., 59 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ishin të parkura në rrugë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Vrioni ka pasur disa çështje të nxehta në dorë, mes tyre dhe lirimin e Lulzim Berishës, kreun e ba ndës së Durrësit, apo gjykimin e Emiljano Shullazit, si pjesë e treshes gjykuese.

Vrioni nuk arriti të justifikonte mbi 6.5 milion lekë investime dhe pasuri, ndërsa përpjekjet e tij për të shpjeguar disa transaksione e futën atë në telashe të tjera.

Trupa që gjykoi rastin vendosi të shkarkonte gjyqtarin duke arsyetuar se ai kishte “mungesë burimesh financiare të ligjshme” dhe kishte bërë “deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPamjet e rralla që alarmuan qytetarët në Lushnjë
Artikulli tjetërJeta e re në apartamentin në Tiranë e gjyshërve nga Shëngjergji. Reagimi epik i tyre