‘Babi je superheroi im!’/ Në luftë me koronavirusin, zjarrfikësit shkojnë tek Infektivi, me ushqime dhe flamuj kuqezi suprizojnë ekipin mjekësor. ‘Bluzat e bardha’ i shohin nga larg

Në një prej parrullave, të cilën e mbante në duar një zjarrfikës shkruhej: Babi, ti je superheroi im! Ndërkohë që nuk mungonin as flamujtë kuqezi.

Advertisements

TIRANË– Zjarrfikësit e kryeyqtetit kanë vizituar personelin mjekësor në Spitalin Infektiv, për t’u shprehur mirënjohjen e solidaritetin e tyre.

Për disa çaste, ekipi mjekësor ka lënë punën për të parë nga afër ‘surprizën’ që kishin përgatitur zjarrfikësit për ta. Disa prej tyre mbanin në duar ushqime për ‘bluzat’ e bardha ndërsa të tjerë mesazhe për ta.

Advertisements

Në fotot e publikuara nga kryeministri Edi Rama, duket shkrimi i një prej parrullave, të cilën e mbante në duar një zjarrfikës ku shkruhej: Babi, ti je superheroi im! Ndërkohë që nuk mungonin as flamujtë kuqezi. Mjekët edhe infermieret e Infektivit, që prej fillimit të marsit përballen çdo ditë me raste të infektuara nga koronavirusi, pandemia e cila në vendin tonë ka marrë 26 jetë njerëzish.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE infektuar me Covid-19 por nuk donte t’i linte pacientët, ndërron jetë infermierja në Itali
Artikulli tjetër‘Puna u kthye në detyrë shtëpie’, moderatorja shqiptare largohet nga emisioni