Të bll okuar prej 24 orësh në Bosnje Hercegovinë, Balla jep lajmin e mirë për 11 shqiptarët: Do shoqërohen…

Balla shprehet se 11 shqiptarët të cilët u bll okuan prej 24 orësh në pikën kufitare të Trebinjes në Bosnje pasi Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina i refuzoi do të sillen në Shqipëri.

Advertisements

Lajmin e ka bërë të ditur Kreu i Grupit parlamentar socialist Taulant Balla i cili është shprehur se falë koordinimit të autoriteteve shqiptare me ato malazeze, Policia fqinje do i sjellë katër automjetet deri në Han të Hotit duke mundësuar rikthimin e tyre në atdhe.

STATUSI I TAULANT BALLËS

Advertisements

Lidhur me shqetësimin e drejtë të 11 shtetasve shqiptarë të bllokuar në pikën e kalimit kufitar mes Bosnje Herzegovinës dhe Malit të Zi (Trebinje), pas kontakteve me qeverinë e Malit të Zi dhe koordinimit mes policive të shteteve tona, është mundësuar eskortimi i katër automjeteve përmes territorit malazez.

Policia e Malit të Zi do t’i shoqërojë deri në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Është e domosdoshme që në kushtet e mbylljes së kufinjve tokësorë në shumë vende duhet që të gjithë të mbahen të informuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBritani, kryeministri: Punoni nga shtëpia, kjo situatë mund të zgjasë 12 javë
Artikulli tjetërI bur gosuri vë kukullën në krevat, kapërcen murin dhe arr atiset me të dashurën