Shkon në 7 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar viktimën e 7 nga koronavirusi.

Advertisements

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë mbrëmjes së sotme (26 mars) ndërroi jetë një paciente 85-vjeçare nga Tirana, e cila ka mbërritur gjatë pasdites në spitalin infektiv, në gjendje të rëndë.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor për disa orë, 85-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë. E moshuara vuante nga disa sëmundje kronike dhe u konfirmua me COVID-19 në spitalin Infektiv”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Advertisements

85-vjeçarja është viktima e shtatë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerës dhe i bën thirrje dhe një herë qytetarëve të jenë shumë të kujdesshëm në rast të shfaqjes së shenjave të sëmundjes dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare në numrin 127!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIlda Bejleri përlotet nga karantina: Kam ankth, më duket sikur tavani po bie mbi kokë (Video)
Artikulli tjetërHumb jetën 5 vjeçari jetim/ Dhunohej sistematikisht nga tezja, burri i saj dhe gjyshja