Rezultoi pozitiv me Koronavirus, ndërron jetë trajneri spanjoll , personi më i ri që vd es nga ky virus

Trajneri i të rinjve të klubit të vogël spanjoll, Atletiko Portada Alta, Françisko Garsia ka ndërruar jetë pasi rezultoi pozitiv me Koronavirus.

Advertisements

Trajneri spanjoll ishte vetëm 21 vjeç dhe kishte ndjerë simptoma gripi se fundmi, teksa pasi shkoi në spital zbuloi që ishte me Koronavirus.

Gjithashtu mjekët zbuluan se personi në fjalë përveç Koronavirusit, vuante edhe nga leucemia. Pikërisht klubi që drejtohej nga 21-vjeçari deklaroi se ai kishte ndërruar jetë ditën e djeshme në një moshë shumë të re.

Advertisements

Mendohet se është personi më i ri në të gjithë botën që ndërron jetë në moshë kaq të re me Koronavirus, pasi në shumicën e rasteve më keq e pëson mosha e tretë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Spray’ i ujit me kripë infekton 46 besimtarë me koronavirus në kishën e Koresë së Jugut
Artikulli tjetërFlasin të shëruarit në Itali: Ja si e mposhtëm koronavirusin!