Paratë e pista, përhapëse të infeksioneve bakteriale

Paratë janë ndër objektet më të ndotura. Me shpërthimin e Koronavirusit, Kina mori vendimin për dezinfektimin masiv të kartëmonedhave.

Advertisements

“Po janë të ngarkuara me mikrobe, Kam parë në dokumentarë dhe tregonte pamje me mikroskop. Opo t’i kemi njëherë ato të shkreta, pa të jenë me viruse. Ne lajmë duart shpesh. Unë i mbaj në kuletë. Ne jemi besimtarë dhe i lajmë shpesh, gjë që ndikon në mbajtjen larg të papastërtive”, shprehen qytetarët.

Në Nju Jork u krye një studim në 2017, dhe u gjet se mbi një kartëmonedhë 1 dollarëshe, kishte rreth 400 specie bakteresh. Dhe kur dikush me grip e ka atë, virusi është i aftë të mbijetojë deri në 12 ditë.

Advertisements

Paratë, tastiera e kompjuterit, telefoni, unaza, karroca e pazarit, autobusi, dorezat e dyerve, banaku i kuzhinës, dërrasa e mishit, janë ndër sendet me përqendrim të lartë mikrobesh. Ndaj masa paraprake është larja e duarve, sa herë i prekim.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakMeta vijon mesazhet për “mbrojtjen e Kushtetutës”: Zëri i Popullit po dëgjohet
Artikulli tjetërNë cilën ditë të javës është infarkti më fatal?