Bleona rikthehet fuqishëm, zbulohet surpriza për 8 Marsin

Bleona Qereti gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë duke punuar për një projekt të ri muzikor të cilin më në fund shumë shpejt do e dëgjojmë të gjithë. “Haters” mban titullin kënga që vjen surprizë nga Bleona për Festën e 8 Marsit.

Advertisements

Tekstin e kësaj kënge e ka shkruar vetë Bleona e cila godet fenomenin e komenteve negative ndaj personave të famshëm.

Advertisements

Siç ajo vetë ka zbuluar përmes fotove të postuara në Instagram, në klip do të shfaqet me një look shumë modern, plot shkëlqim e luks.

Për këtë projekt, Bleona ka bashkëpunuar edhe me Bes Kallakun i cili do të këndojë në një pjesë të këngës.

Na mbetet të presim edhe 1 ditë për publikimin e “Haters”, një këngë që e rikthen Bleonën fuqishëm.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakVIDEO/ Sh embet papritur hoteli-ka rantinë me 70 persona brenda, çfarë ndodhi. E paqartë se si…
Artikulli tjetër“Nuk do presim sa ta shka tërrojnë vendin që të ngrihemi”- Presidenti Meta viziton 90-vjeçarin që iu bashkua manifestimit: Qeveria do të ketë frikë nga populli