‘Brenda dy orësh lirohet, ju jap besën, ktheni pjesën tuaj’ Telefonata nga bu rgu i Ekuadorit që nxori emrat e porositësve të pen gmarrjes

Ndërkohë që hetimet për pe ngmarrjen në Kamzë vazhdojnë, mësohet se vëllai i Jani Prengës, Astrit Prenga, e ka dorëzuar pjesën e mallit që pengmarrësit i kërkonin dhe 700 mijë eurot, por vëllai i tij nuk u dorëzua më as i gjallë dhe as i vde kur, pasi akoma nuk dihet se ku është trupi i tij.

Advertisements

Sipas “Top Channel”, nga rrëfimi i vëllait tjetër të pengut të zh dukur (Anton Prenga), përmendet edhe një shtetas polak. Dëshmitari tregon se pas negociatave me Gramoz Rexhepin, ai u ka thënë “unë ju jap besën, ktheni pjesën tuaj të ko kainës nga Astriti dhe Gëzim Shullani, se do lirohet pengu”.

Sipas burimeve, shkruan “Top Channel”, Astrit Prenga dhe Gezim Shullani kanë kthyer pjesën e tyre prej 106 kg kok ainë në Londër, duke e dorëzuar te disa shtetas nga Polonia, të dërguar nga Dritan Rexhepi dhe Gentjan Doçi. Unë nuk e di, shton dëshmitari, se kujt ia dorëzoi vëllai (Astriti) kokainën, por ai më tregoi se bashkë me të ka dorëzuar edhe 700 mijë paund.

Advertisements

Më tej, në dëshminë e Anton Prengës, i ardhur në Shqipëri për të gjetur të vëllain, Anila Hoxha u referohet sërish burimeve të Policisë të angazhuara në hetim. Ditën e hënë, në datën 22 janar, pra, pesë ditë nga rrë mbimi, Gramoz Rexhepi ka telefonuar vëllain e pengut, Ndrek Prenga (që gjendet në b urg). Brenda dy orësh mësohet të ketë thënë nga Ekuadori Rexhepi se vëllai do lirohet. Por kur kjo gjë nuk ka ndodhur, dëshmitari tregon se janë kryer sërish telefonata me Ekuadorin dhe aty Rexhepi ka deklaruar “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë të detyrohem të të jap emrat e tyre që kanë organizuar dhe kryer pen gmarrjen, ata quhen Gentjan Doçi, Gentjan Bleta dhe Korado Doda”.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Do mb ytem në det bashkë me fëmijët”, banori i mbetur pa shtëpi nga tërmeti kërc ënon me vetëflijim
Artikulli tjetërI vihet flaka gjatë natës makina se bashkisë, policia jep detajet e para