“Më fal nanë, por nuk mundem ma”/ Flet motra e Saimir Jakut pas ekze kutimit të vëllait dhe nipit: Na u thërrmua shpirti nga gazetarët e paskrupullit(E plote)

Jam Adelina Sali-Jaku, motra e Saimirit, kr iminel dhe tezja e Kreshnikut traf ikant.

Advertisements

Lavdi zotit që djali im është vetëm 10 vjeç sot se kush e di çfarë do të ishte sipas Klodianave, Dorianëve, Andeve, e lloj lloj medie të “fjalës së lirë”. Nuk më ka pëlqyer kurrë të shoh edicionet e lajmeve, të ndjek portale plot me informacione pa vlerë, veçanërisht këto 3 vitet e fundit kur unë humba 2 nga njerëzit e mi të shtrenjtë. Vëllain, Saimirin dhe nipin Kreshnikun. Ngjarje tro nditëse por që në jetë ndodhin. Nuk gjetëm shpjegim, nuk gjetëm arsye, nuk u gjetën as vr asës.

Me këto humbje të pashërueshme të shpirtit hoqa dorë nga leximi i lajmeve online apo i ndjekjes së tyre në Tv kur pashë se si këta dy njerëz që ne humbëm, na i shndërruan në kri minelë, banda kr iminale etj-etj, pavarësisht se pa mbledhur kurrfarë informacioni të saktë apo fakti, për çfarë shkruajtën. Pa pyetur sigurisht nëse për këto shpifje disa njerëz të gjallë denigrohen! Pa e v rarë mendjen (sepse kjo merr kohë dhe energji) bënë lajme, fituan dhe audiencë…

Advertisements

Nuk po ndalem të sqaroj si qe jeta e tyre e shkurtër sepse ata njerëz që vërtetë na njohin, e dinë fort mirë se qe e ndërtuar me sakrifica, mundime e dhimbje…

Shokët dhe shoqet e klasave të tyre, ish-kolegë, i kanë njohur nga afër. Ata ishin dy të rinj me ëndrra, njerëz normalë për moshën e tyre, sigurisht jo shenjtër, por as ata sikurse i shitën gazetat e televizionet! Nuk ishin as kr iminelë, e as tra fikantë dhe për këtë nuk gjendet asnjë akuzë ndaj tyre e jo më dën im i faktuar për tr afik e banda, përveç lajmeve të “profesonistëve” pas vde kjes së tyre.

Na u thërmua shpirti, por siç tha nëna ime: “Mos Dëgjoni më lajme e llafe pazari, por të mbledhim thërrimet e zemrave t’i bashkojmë e të vazhdojmë jetën, sepse ajo nuk është vetëm dhuratë por edhe detyrë për njerezit”.

Dhe ne të gjithë, në heshtje ashtu bëmë, duke filluar ajo me shembullin e saj, motra jonë e madhe që ka dhe plagën dyfishe të humbjes së vëllait e të djalit, dhe të gjithë ne, bijtë e bijat e saj.

Sot pas më shumë se tre vitesh nga tra gjeditë që kaluam, ndihemi të sul muar të kë rcënuar e shumë të lënduar, këtë herë jo prej plumbash, por nga një tufë gjallesash, nuk e di nëse mund t’i quaj spiker, folës, zhurmues, sepse të më ndjeni për ashpërsinë, por njerëz nuk mund t’i quaj!

Nuk mund të quaj njerëz, disa “gazetare investigative” që transmetojne një ngjarje tjetër tragjike në Shqipërinë tonë dhe pa një rrjedhë logjike ndërtojnë “kronologji datash” skenarë të tërë v
rasjesh të cilat ndodhin mes dy ”bandave kr iminale!”!

Do të doja t’i pyesja Klodianat, Dorianat, Andet, Lalat, Bezatet, Borat e shirat e shumë të tjerë si këta, kush ishte banda e Saimirit? Kush ishte banda e Kreshnikut? Kur janë gjykuar sa qenë gjallë për trafik të lëndëve na rkotike? Kur janë dyshuar për të tilla k rime??? Kur???!!!! Por nuk mundem, nuk mundem se në mes të kesaj dhimbje të thellë që kam në shpirt, me qeshet. Po po, më qeshet në mënyrën më të pështirë se sa të MJERE janë! Ata nuk kishin kurrë një dyshim për të tilla akuza sa jetuan e jo me d ënim të faktuar

Unë ende sot nuk e di kush m’i vrau familjarët dhe pse??? Jam ende në hijen e dyshimeve, por nëse duan, këta gazetarë që “dinë gjithçka”, le të na e thonë!

Gazetarë që ushqehen me fatkeqesitë e njerëzve në mënyrën më të paskrupullt, që kërkojnë të pinë gj ak edhe nga të vde kurit!

Pyes veten nëse e dinë zonjat dhe zotërinjtë profesionistë, dhe mediat ku ushqehen, se SHPIFJA NDAJ TE VD EKURVE të cilët tashmë nuk mund të vetëmbrohen, përbën vepër penale! Gjithsesi unë me këmbëngulje dhe durim do të përpiqem t’ua kujtoj nëpërmjet personave që i kanë njohuritë e nevojshme ligjore.

Nuk besoj se u bëhet vonë se duke sajuar këto “hasmëri familjesh që kontrollojne qytetin”, siç shprehen ata, nxisin maka britete të tjera dhe bëhen më të rrezikshëm se vetë v rasësit, që nuk u gjendën deri tani!

Më dhimbsen për paaftësinë që kanë si fillim për të qenë njerëz që mendojnë, e më pas për të qenë edhe profesionistë! Vite dritë larg me të dyja.

Dua të sqaroj që neve si familjarë, nënës tonë, motrave e vellait, nuk na ndryshoni asgjë në jetë me të pavërtetat që shpifni por, MUND TË NA SHENJONI SI TARGET TË MUNDSHËM PËR KRI MIN E RADHËS TË CILIN DO TË NXITONIT TA BËNIT LAJM!

Për ta mbyllur duhet t’i kërkoj falje nënës time e cila pavarësisht se për këtë shkrim mund dhe të mos njoftohet, sigurisht që nuk do të ishte dakort që ta shkruaja! Nuk do të ishte dakort sepse ajo “nuk do t’i fryj zjarrit”. Më fal nanë, por barra që na kanë vu asht shumë ma e randë se na takon e unë nuk po mundem ma!!!! Mapo.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakParashikimi i motit, si pritet të ndryshojnë temperaturat
Artikulli tjetërNuk po kurseni sa duhet? Jeni duke përdorur mënyrat e gabuara