Temperatura nën zero dhe bore, parashikimi i motit për ditën e sotme

Sipas MeteoAlb: Edhe sot mbetemi në ndikimin e presionit të ulët atmosferik duke bërë që orët e para të ditës të jenë me reshje shiu në zonat e ulta por dëbore do të ketë në zonat malore.

Advertisements

Por mesdita dhe në vijim sjellin përmirësim të motit duke zhvendosur vranësirat dhe reshjet drejt zonave juglindore ndërsa pjesa tjetër e vendit mbetet me kthjellime.

Nata largon vranësirat edhe nga këto zona.

Advertisements

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAksident i rëndë në Gjirokastër, humb jetën 17-vjeçari(Emri)
Artikulli tjetërTërmeti i rrafshoi shtëpinë, por u buzëqesh fati: Shqiptari nga Anglia u dhuron shtëpinë e ëndrrave