Qëndroi për gati 3 muaj në koma, por nuk ia doli, e ëma e Renisit tregon amanetin e tij të fundit

Historia e 14-vjeçarit Renis Muca, i cili qendroi në koma për gati 3 muaj pas një aksidenti, dhe më pas ndërroi jetë në Ankara, preku zemrat e të gjithëve.

Advertisements

Familja e Renisit ka bërë sot një gjest fisnik. Tezja e 14-vjeçarit teksa është bërë pjesë e emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në ‘News24’ përmes një lidhje telefonike, bëri publik edhe kërkesën e motrës së saj, nënës së Renisit.

Mes lotësh, tezja e vogëlushit tha se të gjithë fondet që i kanë ngelur familjes nga kontributi i shqiptarëve pas thirrjes së fondacionit Firdeues, do t’i kalojnë të prekurve nga tërmeti.

Advertisements

“Amaneti i nënës së Renisit, është që këto para të kalojnë fondacionit tuaj, që të ndihmoni një familje të prekur nga tërmeti. Jeni sot njerëzit më të besuar në shqiptari. Ju jeni ata që nuk hezitua.t Jeni njerëz me zemër të madhe. Zoti ju ndihmoftë për gjithçka dhe në këtë hap që keni marrë vëlla.”, tha tezja e Renisit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakAta shtiren dhe mashtrojnë, kjo shenjë horoskopi tradhëton pa ‘iu dridhur qerpiku’
Artikulli tjetërSi çdo mëngjes Rama vazhdon me ritualin e Fjalëve të Shenjta, ja kë citoi këtë herë