Zbardhen detaje të reja nga atentati në Vlorë! I plagosuri paska vr.arë një avokat në Greqi dhe …(Emrat)

Zbardhen detajet të reja nga atentatit i ndodhur në mesnatë në fshatin Poro të Novoselës në Vlorë.

Advertisements

Persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj dy të rinjve Sotiraq Mëhilli dhe Eno Mata.

Të rinjtë ishin shokë shokë me njëri tjetrin, kanë qenë duke shkuar me motor për në banesë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, rreth orës 01:10 pak pas mesnate.

Advertisements

Fillomisht ata kam2ë mbetur të plagosur rëndë të dy, ndërsa rrugës për në spital ka ndërruar jetë Sotiraq Mehilli22-vjeç.

Sakaq, Eno Mata 32-vjeç është i plagosur në gjendje të rëndë për jetën dhe është nisur menjëherë drejt Tiranës.

Sakaq, burime nga policia bëjnë të ditur se shënjestra e atentatit ka qenë Eno Mata, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penal.

Mata ishte një ndër personat më të kërkuar në Greqi. I riu akuzohej për grabitjen me dhunë të një argjendarie si dhe për vrasjen e një avokati të njohur grek, Michalis Zafiropoulos. Kjo ngjarje ka ndodhur në tetorin e vitit 2017.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 27.05.2019, rreth orës 01:10, në fshatin Poro (rrugë) në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë në drejtim të shtetasve E.M dhe S.M të cilët po udhëtonin me motorr.Si pasojë të dy shtetasit janë plagosur, ku rrugës për në spital ka ndërruar jetë 22 vjeçari S.M, ndërsa shtetasi E.M, 32 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Forca të shumta të Policisë Vlorë dhe FNSH-së po krehin zonën, ku në fshatin Bishan është konstatuar duke u djegur një automjet tip Mercedes Benz, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autori/rët.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Artikulli paraprakBreshëri dy personave me motor, një i vdekur, tjetri plagoset(Detaje)
Artikulli tjetërAstrit Patozi uron Arba Kokalarin, por nuk kursen ironinë: Shqipëria mbërriti në Europë, por treni i nisur me qymyr prej shumë vitesh akoma …