Njëra e paralizuar, babai i dy vajzave të sëmura rrëqeth me fjalët: Merrni ndonjë pjesë tek unë dhe ngrini fëmijët në këmbë

Babai i dy vajzave të sëmura nga Laçi ka rrëqethur me fjalët e tij. Njëra prej vajzave të tij, Desara është 17 vjeç.

Advertisements

Ajo është e paralizuar dhe nga dita në ditë për të po bëhet shumë e vështirë që të komunikojë me familjen e saj.

Edhe vajza tjetër e familjes është e sëmurë. Por sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo vuajtje, babai i dy vajzave u aksidentua në autostradën në Laç. Atij iu thye legeni dhe këmba e djathtë.

Advertisements

Mes lotëve ai ka thënë:

U aksidentova në Laç në autostradë, më është thyer legeni këmba e djathtë, kjo është e papritur shkatërrim total. Asnjë nuk na ndihmon ekonomikisht. Ju kërkoj ndihmë të më ndihmoni të ngrihem në këmbë dhe t’u shërbej vajzave. Ndonjëherë them nuk jetoj dot, pastaj them do jetoj për hatër të fëmijëve. Nuk e kam menduar kurrë këtë tragjedi. Ju lutem më ndihmoni. Pa vajzat unë nuk marr dot ajër. Merrni ndonjë pjesë tek unë dhe ngrini fëmijët në këmbë.’’
Edhe nëna e dy vajzave lutet për ndihmë, ajo tregon se pasi i shoqi u aksidentua e ka edhe më të vështirë që të përballojë gjendjen e vështirë, në të cilën ndodhet familja e saj.

Ajo tregon:

Në moshën 5 vjeçe kishte probleme shëndetësore, ka ngelur në karrocë, as ecën as ha dot me dorën e vetë. Nuk flet mirë. E vura në darkë në gjumë, por në mëngjes ajo nuk u ngrit dot. Jam e ngrirë i tha vajza. Fëmijën e parë e ula në karrocë. Kur ishte 5 vjeç. Nuk u ngrit dot për në shkollë. U ula në gjunjë iu luta Zotit më jep forcë ta përballoj këtë. Vajza kishte hekur në tru i kishte prekur sistemin e ecjes. Edhe vajza tjetër u sëmur. Nuk mu ndanë fatkeqësitë në jetë. Të dyja vajzat e sëmura i kam Suadën dhe Desarën. Tragjedia e tretë më ndodhi kur burri u aksidentua, ishte në gjendje të rëndë. Nuk më dhanë shpresë në spital. Nuk më zë gjumi natën. Te tre duan shërbim. Burri ka nevojë për hekura, ka nevojë për operacion. Desarës i mungojnë ilaçet, nuk gjendet veç jashtë shtetit. Ajo ka nevojë për operacion në shtyllën kurrizore. Nuk është e drejtë. Natën i shkoj dhe i ndiej frymën nëse vazhdon merr frymë. Suada është bërë agresive shumë, ka shumë probleme ka nevojë për skaner. Jam e lodhur dhe e mërzitur, nuk kam çfarë të bëj. Ata dy vajza kam do u shërbej sa mundësi të kem. Ju lutem më ndihmoni.”

Artikulli paraprakKur e gjithë vëmëndja është tek kriza politike, ish deputeti zbulon se si Rama po vjedh shqiptarët
Artikulli tjetërMësuesi i historisë filmohet duke i futur duart studentes dhe më pas i ndodh gjëma(Video)