Euro 2020, habit Panucci: Do bëjmë të pamundurën, por Franca ….

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Kristian Panucci, ka komentuar shortin e hedhur në Dublin të Irlandës për “Euro 2020”.

Advertisements

Në një prononcim për “RTSH”, trajneri italian se ekipi do të jetë gati për të bërë të pamundurën në këtë grup që nuk do të jetë i lehtë.

Ai shtoi se kryesorja për të do të jetë rikuperimi i plotë i të gjithë lojtarëve për të bërë të mundur arritjen e objektivit.

Advertisements

Sipas Panuccit, Shqipëria do të duhet që t’i masë forcat me kombëtaret e Islandës dhe Turqisë.

“Mund të shkonte më mirë por edhe më keq, por e pranojmë se mund të bëhemi gati për të bërë më të pamundurën.

Franca është favoritja e madhe, pastaj janë Turqia e Islanda, dy skuadra të forta të cilat janë për vendin e dytë. Gjëja më e rëndësishme është të rikuperoj të gjithë lojtarët se juve në Shqipëri nuk u intereson për lojtarët, por për rezultatin. Po nuk pata lojtarët, nuk mund të bëj rezultat.

Ne duhet të shkruajmë historinë tonë dhe të bëjmë një arritje të madhe, se për t’u kualifikuar duhet të bëjmë një arritje të madhe. Shpresojmë të jenë të gatshëm dhe të kemi mundësi të zgjedhim mes shumë lojtarësh dhe të mos jemi të detyruar të bëjmë zgjedhje të sforcuara.

Me të gjithë në dispozicion e shoh të luftojë me Islandën e Turqinë dhe mundohet për të arritur e dyta se Franca është favorite”, u shpreh Panucci.

Kujtojmë se Shqipëria bën pjesë ne Grupin H, së bashku me Francën, Turqinë, Islandën, Moldavinë dhe Andorrën.

Artikulli paraprakMinistri i jashtem serb Daçiç: Duhet bere dicka me patjeter pasi jemi afër humbjes së Kosovës
Artikulli tjetërI shoqi është shpallur në kërkim për d*oge, ja çfarë thoshte Suada Sherifi për luksin e shfrenuar