Nisma fantastike qe marrin keta te rinje shqiptare per njerezit ne nevoje: “Nese ke ftohte merre kete”

Të rinjtë e Ferizajt në Kosovë kanë vendosur pallto dhe xhupa në pemë me qëllim që të gjithë personat që kanë ftohtë dhe të pastrehët të kenë mundësi t’i marrin kur u nevojiten.

Advertisements

‘Nëse ke ftohtë merre këtë’ shkruhet në shënimin e vendosur mbi palltot dhe xhupat.

Këto pallto janë falas dhe mund t’i marrin të gjithë njerëzit në nevojë. Fotot kanë bërë xhiron e rrjetit dhe qytetarët kosovarë e kanë cilësuar këtë nismë si fisnike.

Advertisements

Kujtojmë se më herët kjo nismë është marrë këtë vit edhe në Turqi dhe Bullgari dhe tashmë ka mbërritur në Kosovë.

Artikulli paraprakArtur Zheji tregon historine e pabesueshme: Mora Ramen e cova te nje shoqe dhe …
Artikulli tjetërHabit me pergjigjen Haradinaj, “Nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë kush jep dorëheqje ti apo Rama?