E dergojne ne Gjykate! Kengetarja e famshme shqiptare shtyu policen

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj Morena Tarakut për veprën penale “pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.

Advertisements

Sipas aktakuzës këngëtarja më 17 maj 2014, rreth orës 17:05, në Han të Elezit, në pikën kufitare në hyrje nga Republika e Maqedonisë, gjatë kontrollit ka fyer rëndë dhe ka tentuar të pengojë Fitore Mjaku në kryerjen e detyrës zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se e akuzuar ka e shtyrë policen,duke e lënduar në gishtin e parë të dorës së djathtë.

Advertisements

Të mërkurën në Gjykatën Themelore në Ferizaj, dega në Kaçanik, është mbajtur shqyrtimi fillestar ndaj Morena Tarakut. Sipas procesverbalit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Agim Kuka, e pandehura Taraku nuk e ka pranuar fajësinë për veprën që i vihet në barrë shkruan telegrafi.

Gjykatësi i rastit Shabi Idrizi e ka udhëzuar të akuzuarën Taraku dhe avokaten e saj Fehmije Gashi, se brenda 30 ditësh kanë të drejtë që t’i paraqesin në gjykatë kundërshtimin e provave dhe kërkesën për hedhje të aktakuzës.

Artikulli paraprakDalin detaje te reja te at*ntatit ndaj biznesmenit të ndërtimit. Dyshohet se iu vu kur…
Artikulli tjetërHistoria prekese e Denisit, Rama: shembull qe duhet marre nga te gjithe