Sportelet shtetërore të mbyllura, “e-Albania” nuk po u përgjigjet kërkesave të përdoruesve

Prej datës 1 maj, shërbimet publike që ofroheshin në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve shtetërore duhet të merren vetëm në mënyrë elektronike, përmes portalit qeveritar e-Albania. Por, ky vendim i qeverisë është pasuar me një sërë problemesh teknike, që kanë pamundësuar marrjen e shërbimeve. e–Albania është portali qeveritar ku shërbimet publike që gjenden në zyrat dhe sportelet fizike të institucioneve ofrohen në mënyrë elektronike falë Platformës Qeveritare të ndërveprimit që ndërlidh sistemet e institucioneve me njeri-tjetrin.

Advertisements

Portali është konceptuar si një zyrë elektronike me një ndalesë ku qytetari regjistrohet vetë dhe merr shërbimin e kërkuar. E thënë kështu çdo gjë duket mire, por nuk duhet të harrojmë që ekzistojnë edhe persona që se kanë pritur mirë shërbimin e këtij portali on-line. Problematikat e shumta që ka sjellë ky ndryshim i madh dhe i menjëhershëm ka shkaktuar irritim tek qytetarët. Shumë kërkesa urgjente nga përdoruesit nuk janë mbyllur dot në kohë, pasi portali shpesh shfaq probleme teknike. Kujtojmë këtu raste fluksesh të mëdha, si ai i koronavirusit, ku qeveria përdori skemën e aplikimit në portal për leje-daljeje dhe e-Albania në të shumtat e situatave më shumë shfaqej e bllokuar.

Vështirësia për ta aksesuar

Advertisements

Nga ana tjetër, shumë qytetarë e kanë të pamundur të përdorin portalin, për shkak të njohurive të pakta në këtë fushë, çka ka nxitur drejtimin e tyre në qendrat e internetit. Mjafton të përmendim këtu komunitetet e margjinalizuar që gjenden në vështirësi për t’u regjistruar e për pasojë për të aksesuar portalin qeveritar. Arsyeja kryesore mbetet “marrëdhënia e keqe” me internetin, ku tregon se populli shqiptar nuk është ende gati për një ndryshim kaq radikal. Problemi i hasur nga ta këtë periudhë ka qenë vërtetimi i Tatim-Taksës, ku më parë ata e tërhiqnin fizikisht.

Të gjithë jemi pro internetit dhe inovacioneve që sjell ai , por çdo të ndodhë me këto komunitete që se njohin fare internetin, por u nevojitet shërbimi publik? Ndryshe nga ajo që parashikohej qytetarët kanë pasur, gjithashtu vështirësi në përdorimin e këtij sistemi për një sërë arsyesh, duke nisur nga pasja e një smartphon apo kompjuteri të lidhur me internet, mjete të cilat jo të gjithë i kanë në dispozicion . Një element tjetër që disfavorizon përdorimin e këtij sistemi është mosha e qytetarëve, pasi më të moshuarit e kanë thuajse të pamundur për shkak të kufizimit që ata kanë në përdorimin e internetit.

Kuvendi, dëgjesë për problemet me e-Albania

Komisioni parlamentar për Ekonominë dhe Financat do të thërrasë në dëgjesë përfaqësuesit e qeverisë, në lidhje me vonesën e krijuar për ngritjen e call center-it, që duhet të asistojë qytetarët për marrjen e shërbimeve në portalin qeveritar e-Albania”. Pas problemeve të shumta, që qytetarët kanë hasur për shkak të mbylljes së sporteleve fizike dhe pamundësisë për të aksesuar portalin, kreu i komisionit Eduard Shalsi, bën me dije për mediat se ngritja e call center-it është pasuar me diskutime, për shkak të specifikave të shërbimit që do të ofrojë.

Gjithsesi, sipas Shalsit vendimi për mbylljen e menjëhershme të sporteleve ishte i duhuri, pavarësisht pengesave të krijuara. Për këtë arsye, qeveria premtoi ngritjen e Call Centerit për të asistuar qytetarët, por deri më tani ajo nuk është funksionale.

Artikulli paraprakVoltana Ademi në zi, humb njeriun e saj të shtrenjtë
Artikulli tjetërArrihet marrëveshja, ndalohet eksporti i naftës ruse në BE