Sekuestrimi i pasurisë së Vis Martinajt, familjarët bëjnë lëvizjen që nuk pritej

Familjarët e Ervis Martinajt, që më herët Prokuroria e Posaçme iu ka sekuestruar pasuritë, i janë drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Ata kërkojnë heqjen e sekuestros me pretendimin se pasuritë janë krijuar me burime të ligjshme. Çështja do të shyrtohet nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Sandër Simoni.

Advertisements

Kujtojmë që në muajin shkurt, Gjykata e Posaçme ka vendosur në sekuestro 34 pasuri të Ervis Martinajt dhe familjarëve të tij. Sipas Gjykatës, ka dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë vendosur nga veprimtari e jashtëligjshme e kryer nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur prej më shumë se gjashtë muajsh.
Pasuritë që gjykata ka miratuar për sekuestro janë biznese, toka, prona, makina, apartamente dhe lloari bankare, që figurojnë me emrin e Martinajt dhe familjarëve të tij.

Martinaj u shpall në kërkim nga policia në maj 2022, pasi u përmend nga i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, si organizator dhe porositës i vrasjes së Indrit Dokles, por edhe si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal.

Advertisements

Disa muaj më parë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, tha se autoritetet po punojnë me grupe mikse lidhur me hetimet për zhdukjen e Martinajt.

Artikulli paraprakKiara Tito poston pamjet e shtëpisë së re të Luizit?(Foto)
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh mes Turqisë dhe Greqisë? Përplasja e dy anijeve të mallrave në…