Vritet 20-vjeçari shqiptar në Itali, ndalohet vëllai i tij

Një 20-vjeçar shqiptar u vra me një plumb në kokë mbrëmjen e së shtunës në provincën Ponte D’Olio të Piaçencës. Emri i viktimës nuk bëhet ende i ditur, por mediat e vendit fqinj shkruajnë se ai qëllua pranë banesës së tij.

Advertisements

Kanë qenë fqinjët që lajmëruan policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes ku gjeti të riun shqiptar në gjendje të rëndë. Edhe pse u përdor një helikopter për transportin e tij, i riu nuk mundi të mbijetojë.

I dyshuari kryesor për ngjarjen është vëllai i viktimës 18 vjeç. Ai u ngujua në banesë për disa orë duke mos pranuar të hapte derën. Pas negociatave të shumta me policinë ai u dorëzua dhe në prani të avokatit të tij ka dhënë edhe një dëshmi paraprake.

Advertisements

I riu ka thënë se vëllai i tij u qëllua aksidentalisht në kokë me pistoletën që mbante prej pak kohësh me vete. Vëllai i vogël mbetet një nga të dyshuarit kryesorë derisa të kryhen akt-ekspertizat për të përcaktuar nëse ishte një aksident apo ngjarje e qëllimshme.

Dyshimet i kanë shtuar fqinjët që u kanë thënë hetuesve se pas të shtënës së armës kanë parë disa persona të panjohur të largohen nga banesa.

Tv Klan

Artikulli paraprakNdodh në Vlorë: Punëtorët e mermerit rrihen në varreza!
Artikulli tjetërNdodh fenomeni i pazakontë në këtë vend, ngordhin mijëra zogj, ja çfarë dyshohet