Kontrollet me mjetet inteligjente, pezullohen 155 patenta. Vendosen 2125 gjoba(Video)

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale dhe urbane duke përdorur mjetet inteligjente.

Advertisements

Nga Rruga e Kombit, Hani i Hotit deri në Sarandë, radarë automatikë, makina inteligjente, dhe dronë edukues, kanë kontrolluar akset me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar shpejtësi që varionin nga:

Advertisements

154 km/h deri në 167 km/h në rrugën e Kombit, 203 km/h deri në 230 km/h në autostradën Laç-Milot, dhe 137 km/h deri në 141 km/h në rrugën interurbane kryesore Çermë-Lushnjë.

Si rrjedhojë janë pezulluar 155 leje drejtimi si dhe janë vendosur 2125 gjoba për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjithashtu policiabën me dije se janë konstatuar parakalime të gabuara dhe të rrezikshme, burim i lartë për përfshirje në ngjarje rrugore, shpejtësi mbi normat e lejuara, drejtues automjetesh që përdorin aparatin celular gjatë drejtimit te automjeteve, drejtues automjetesh që nuk vendosin rripin e sigurimit etj.

Janë ndëshkuar me gjobë: 553 drejtues automjetesh për parakalime të gabuara; 598 për shpejtësi mbi normat e lejuara por pa sanksionin plotësues atë të pezullimit të lejes së drejtimit; 334 për mosvendosje të rripit të sigurimit; 513 për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të automjetit;127 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë konstatuar nga Poliscan, makinat inteligjente dhe radarët automatikë, me shpejtësi mbi normat e lejuara dhe iu është pezulluar leja e drejtimit, me afat nga 3 deri në 12 muaj, 123 drejtuesve të automjeteve, duke filluar nga rruga e Kombit deri në Sarandë.

Po gjatë monitorimeve dhe kontrolleve me përzgjedhje, bazuar dhe në analizat e riskut, shërbimet e Policisë Rrugore kanë pezulluar 21 leje drejtimi, me afat nga 2 deri në 18 muaj, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt.

Gjithashtu kanë ndëshkuar me masë administrative për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksion plotësues, 48 drejtues mjetesh.

Artikulli paraprakSherret dhe tensionet gjatë BBV, i “kushtojnë” vendin e moderatores Zhakut! Ja kush i merr pozicionin ish-opinionistes
Artikulli tjetërNdodh në Vlorë: Punëtorët e mermerit rrihen në varreza!