Vritet në banesë 20-vjeçari shqiptar në Itali, krimi i mbushur me mister(Detaje)

Një 20 vjeçar shqiptar u qëllua për vdekje në banesën e tij në Pontedellolio të Italisë.

Advertisements

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku i riu mbeti i plagosur dhe humbi jetën teksa po transportohej në spital.

Nuk dihet se kush e ka njoftuar ambulancën që ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nuk është mundur të shpëtohet jeta e 20-vjeçarit.

Advertisements

Një person tjetër që ndodhej brenda shtëpisë, qëndroi i bllokuar brenda për disa orë përpara se të dorëzohej dhe t’i hapte derën karabinierëve.

Ai u vendos në pranga dhe ndodhet në paraburgim. Ndërkohë rrethanat e ngjarjes mbeten te paqarta per autoritetet italiane.

Artikulli paraprakKush është agjentja postare e arrestuar për mashtrimin 3 mln euro(Emri)
Artikulli tjetërA e pengon Sara të dalë me shokët? Ledri i habit të gjithë dhe e thotë troç