Gjermania në krizë për punëtorë, mungesa në një ndër gjashtë profesione, si mund të aplikojmë

Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një studimi të Agjencisë Federale për Punës: Më 2022 në 200 nga rreth 1200 profesione ka mungesë personeli – shumë më tepër se një vit më parë.

Advertisements

Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar studimin për punonjësit e kualifikuar gjatë vitit të kaluar. Rezultatet janë tronditëse. Numri i punonjësve është pakësuar me një të katërtën brenda vitit në profesionet më të prekura nga kjo dukuri.

Ka mungesa në profesionet që kanë të bëjnë me kujdestarinë, personelin mjekësor, në zanatet në fushën e ndërtimit, në kopështe e çerdhet për fëmijët, në teknikën e automjeteve dhe në fushën e Teknologjisë së Informacionit. Krahasuar me një vit më parë gjatë vitit 2022 në hoteleri dhe gastronomi, në metalurgji dhe në autobusët e shërbimit urban ka mungesë personeli.

Advertisements

Për të ashtuquajturën analizë mbi mungesën e punonjësve të kualifikuar Agjencia Federale për Punën analizon 120 profesione dhe i vlerëson ato mbi bazën e gjithsej 14 indikatorëve. Si profesion me mungesë personeli klasifikohet ai profesion, nëse janë gjashtë indikatorë që nënkuptojnë këtë dukuri. Ndër këto indikatorë janë p.sh. kohëzgjatja e zënies së vendit vakant të punës, kuota e papunësisë në këtë profesion dhe zhvillimi i nivelit të pagesave.

Shumë vende vakante për pak punonjës të kualifikuar

Fillimi i vitit 2022, sipas Agjencië Federale për Punën, ishte mjaft premtues. Vështirësitë me furnizimet dukej se po kapërceheshin dhe pasojat e pandemisë ishin në shumë sektorë të përballueshme. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në shkurt 2022 ishte një ngjarje vendimtare, kur shumë njerëz nga Ukraina morrën arratinë dhe ndër të tjera gjetën mbrojtje edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.

Ky zhvillim u ndje në tregun e punës. Regjistrimi i shtetasve të Ukrainës ndikoi në tregun e punës duke bërë që numri i të papunëve të ketë rritje më 2022. Nevojat e sipërmarrjeve për forca të reja pune megjithatë u rrit dhe numri i vendeve vakante arriti një vlerë të re rekord me gati dy milionë.

Ende nuk ka shenja përmirësimi

Edhe në profesionet e ndërtimit në vitin 2022 ka pasur mungesa në nivel federal. Në diferencimin sipas landeve megjithatë ka disa dallime si p.sh. në Berlin/Brandenburg ku ka mungesë në sektorin e ndërtimeve në lartësi dhe në thellësi. Ndërsa në disa lande të tjera aktualisht mungojnë arkitektë dheinxhinierë ndërtimi.

Në nivel federal prej vitesh mungojnë gjithashtu ekspertë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe në këtë drejtim ende nuk duket se do të ketë përmirësim të situatës. Transformimi në këtë sektor mund ta intensifikojë edhe më shumë problemin e gjetjes së punonjësve të kualifikuar për këtë sektor. Në vitin 2022 ka pasur mungesa personeli kryesisht në fushën e zhvillimit të software-ve dhe në programim./DW

Artikulli paraprakBën xhiron e botës videoja e gazetares amerikane: 1000 vjet në dy minuta të historisë mes Kosovës dhe Serbisë!
Artikulli tjetërMashtroi disa biznese përmes postës private dhe përvetësoi 3 mln Euro, arrestohet Alma Beqiri